Nje nga projektet kryesore te NHPA-se eshte "KINDERHAUS" (Shtepi per Femije) – nje qender rehabilitimi social per femijet ne nevoje ku synohet te integrohet kjo kategori femijesh ne nje jete sociale normale dhe duke i mundesuar ata jo vetem me ushqim dhe veshje, por me forma te ndryshme edukimimi e argetimi, afesi dhe mjeshteri.
Ky projekt synon te mbeshtese keto grupe femijesh:

Shtepia per femije-Tirane Ministri i Paktit te Stabilitetit ne Kinderhaus
Per te pasur nje informacion sa me te sakte, listat e ketyre femijeve u morren ne bashki tek njesia perkatese administrative. Duhet theksuar se nje ndihme mjaft te madhe ne kete drejtim ka dhene kryetari i kesaj njesie administrative, z. Perparim Bodinaku i cili se bashku me kryepleqte e zones bene te mundur identifikimin dhe percaktimin e nje kontigjenti femijesh ne gjendje teper kritike.
Perveç aktiviteteve te ndryshme edukative dhe zbavitese, femijet do te asistohen ne lende kryesore shkollore si dhe do te kene mundesine per te mesuar mjeshterine e rrobaqepesise dhe te puneve me dru dhe metal, si dhe dizenjim ne menyre qe ata te fitojne njohuri dhe ti perdorin ato ne te ardhmen.
Ne kete qender femijet kane gjithashtu mundesine per te marre mesime ne gjuhe te huaja: Anglisht dhe gjermanisht si dhe te njihen me kulturat perkatese te ketyre vendeve dhe veçanerisht me ate Gjermane.
Donatori dhe bashkepunetori yne ne kete projekt eshte Deutsche Welthungerhilfe – Ndihma Agro Gjermane ne kuadrin e Ndihmes Gjermane ne Urine Boterore prioritetet e te ciles ne Shqiperi jane :