WB01337_3.gif (904 bytes)                                       BL00364A2.gif (2111 bytes)                                      WB01339_3.gif (896 bytes)

Permbledhje/prezantim i shkurter i projektit

Kinderhaus Tirana eshte nje Institucion i hapur per kohen e lire per femijet e rruges, per femije qe vijne nga shtepi te shkaterruara, femije te rrefugjateve te dikurshem dhe per femije qe vijne nga familje me probleme shoqerore te moshes 6 – 16 vjec pavaresisht nga prejardhja etnike dhe kulturore, pavaresisht nga perkatesia  fetare dhe nga gjinia e tyre. Integrimi i femijeve me probleme sociale/psikologjike eshte plotesisht i mundur ne kuader te mundesive ekzistuese.

Kinderhaus eshte e hapur nga e hena deri te djelen, nga ora 8.00 deri ne oren 20.00.

Gjate oreve te nates vazhdon trajtimi i femijeve ne njesine terapeutike te baneses. Berthama e punes ne sektorin pedagogjik krijon nje fushe te hapur e cila ben te mundur qe femijet te ndertojne kontaktet e para me edukatoret, pedagoget si edhe ndermjet tyre dhe pikerisht kjo fushe u ofron femijeve nje hapesire per bashkeveprim dhe per pasoje i udheheq drejt nje menyre sjelljeje te denje per shoqerine. Nje fushe shume intensive e te mesuarit per femijet eshte arsimimi.

Detyrat e Kinderhaus Tirana jane si me poshte:

·        Integrimi ne sistemin shkollor dhe shoqeror

·        Garantimi sistematik i ushqimit (e pakta tre vakte ne dite)

·        Perkujdesje shendetesore/mjekesore sistematike

·        Pune pedagogjike ne fushen e arsimit

·        Hapesire per lojra dhe per te shfaqur nje pjese te vetevetes per femijet nga rajoni

·        Keshillim per te drejtat e femijeve dhe te rinjve

·        Njohje dhe emocionalitet

·        Reduktim i agresionit/perballje me problemet/zgjidhje e konflikteve

·        Perkujdesje per femijet e rruges jashte zones se mbulimit te Kinderhaus Tirana

·        Perkujdesje e femijeve me nje synim te percaktuar ne njesine terapeutike te baneses.

Ne Kinderhaus femijet mesojne te veprojne ne menyre te ndergjegjshme dhe te zgjerojne potencialin e tyre te mesuar. Keto rezultate te sukseshme e bejne me te thjeshte perballimin me plaget e grumbulluara prej vitesh dhe mundesojne nje analize te shkaqeve te trajtimeve te padenja pa fajesuar askend ne menyre direkte. Identiteti individual dhe identiteti i grupit forcohen nepermjet respektit reciprok, duke patur parasysh dhe faktin qe femijet ne nje fare menyre  kuptohen me njeri-tjetrin dhe jane te gatshem te pranojne dhe te kuptojne moshataret e tyre. Qellimi i Kinderhaus eshte qe te beje gjithcka per te perkrahur dhe per te ndihmuar procesin e gjetjes se vetvetes, ketu ben pjese edhe bashkepunimi me institucionet shteterore dhe jo shteterore.
Kinderhaus Tirana ka nje ndikim thelbesor per vlerat dhe menyren e sjelljes se femijeve. Nje edukim me baza dhe perkujdesja ndaj femijeve eshte ne plan te pare. Deri ne fund te projektit eshte menduar te trajtohen 450 femije, nga keta 350 femije nepermjet sektorit Streetworker dhe 100 femije ne Kinderhaus Tirana.


Pika 2. Te dhena mbi organizimin

Zbatuesi i projektit eshte Programi Kombetar i Ndihmes per Shqiperine

Adresa:          Programi Kombetar i Ndihmes per Shqiperine
  
                     C/o „Kinderhaus Tirana“
  
                     Rr. „Ali Visha“, Vila nr. 5
  
                     Tel. 00355 4 371703
  
                     E-mail: nhpa@adanet.com.al
                       
http:// www.albnet.net/kinderhaustirana

Me date 01.02.2000 NHPA fillon veprimtarine e saj ne Kliniken Universitare te Femijeve si nje organizate humanitare.(shiko statutin dhe programin/regjistrimin)
E ngarkuar me detyre nga Ambasada Gjermane ne Tirane dhe me kerkese te Drejtorise se Klinikes Universitare, u hap nje zyre kordinimi per marrjen e masave rehabilituese per Kliniken Universitare. NHPA mori si detyre te kordinoje nje sere ndihmash nepermjet organizatave te huaja dhe te garantoje procesin e shperndarjes se ketyre ndihmave. NHPA e mbajti hapur kete zyre me 5 punonjes dhe kjo zyre iu vu ne dispozicion kundrejt asnje lloj pagese nga Drejtoria e Klinikes.
Restaurimi dhe paisja me sendet e nevojshme u siguruan nga NHPA. Ne kete restaurim ben pjese ndertimi i nje magazine shtese per mbajtjen e instrumenteve per operacion qe jane shume te kushtueshme. Administrimi dhe shperndarja e ketyre instrumenteve kryhej nga NHPA.(shiko shkresen e Minstrise se Jashtme)
Ne Qershor 2000 dhe ne Korrik 2000, nepermjet  perfaqesuesit te Deutsche Welthungerhilfe
( Ndihma gjermane kunder urise ne bote), u ngarkuam me detyren per hapjen e projektit Kinderhaus Tirana, projekt i cili do te fillonte ne me 01. Shtator 2000.
Projekti Klinika e Femijeve ne Tirane perfundoi me sukses ne Gusht.
Tani e gjithe puna e NHPA-se perqendrohej ne ngritjen e Kinderhaus Tiranes qe permblidhte nje kohezgjatje projekti prej dates 01.09.2000 deri me date 31.12.2003. (shiko raportet mbi veprimtarine e Kinderhaus Tirana)

Bashkepunimi me Institucione dhe Organizata nderkombetare.

Partner kombetar i Deutsche Welthungerhilfe, Bon
Ambasada Gjermane, Tirane
Open Hearts, Zurich
Technisches Hilfswerk, Bonn
Medica-Mondiale, Tirana/Koeln
Democracy e.V. Freiburg
Gebt den Kindern eine Chance e.V. (Jepuni femijeve nje shans)
Fshati i femijeve – SOS
UEAG – Organizate arsimimi, Jena
IOM, Tirane
ILO-PEC Zyrih
UNHCR, Tirane
Komisioni EU, Shqiperi
OSBE , Shqiperi

Bashkepunim me Institucione dhe Organizata kombetare

Ministria e Shendetesise, Shqiperi
Ministria e Kultures, Shqiperi
Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Shqiperi
Ministria e Arsimit, Shqiperi
Bashkia e Tiranes
Prefektura e Tiranes
Drejtoria Arsimore, Tirane
NGO- Forum, Shqiperi ( anetare qe nga Tetor 2001)
Urdheri Nene Tereza, Durres
Kisha Ortodokse Greke, Tirane
Universiteti i Punes Sociale, Tirane

NHPA zoteronte ne Janar te vitit 2000 nje shume prej 650.000 DM, shume e cila u perdor per punen ne Kliniken Universitare nen patronazhin e Ambasades Gjermane ne Tirane.
Makina e projektit qe ka vleren 15.000 DM, pas perfundimit te projektit, iu la ne dorezim ne forme dhurate policise shqiptare.
Ne vitin 2001, nepermjet NHPA-se, iu kaluan ne dorezim Kinderhaus Tiranes per nje shfrytezim pa pagese zyra pune, ndertimi i se cilave kap vleren 75.000 DM si edhe nje aspirator per sektorin e kuzhines ne vleren 3.500 DM.
Ne Gusht te vitit 2002, Kinderhaus Tiranes iu la ne dorezim nje makine-ambulance ne vleren 20.000 DM per t’u shfrytezuar nga sektori Streetworker.
Raporte financiare qe lidhen me projektin ndodhen tek Deutsche Welthungerhilfe.

The Bank- account in Albania: 

                                National Help Program Albania (NHPA)

                                FEFAD BANK TIRANA

                                FEFAD AL TR XXX

                                Rr.”Sami Frasheri”

                                Tirana e Re

                                National Help Program Albania NHPA

                                Number: 10-49469-00-02

 

The Bank-account in Germany:

                               Gebt den Kindern eine Chance e.V

                               Code: KINDERHAUS TIRANA

                               Volksbank Raiffeisenbank-Bad Orb-Gelnhausen e.G.

                               Kontonr. 68 01 005

                               BLZ: 507.626.49